Panel pa ndriçim

Panelet pa ndriçim janë shpërndarë në lokacionet më të rëndësishme strategjike, në të cilat nuk ekziston mundësia për t’u ndriçuar. Mungesa e dritës kompensohet me pozicionimin e shkëlqyer, dimensionet e mëdha dhe me përdorimin e posterëve me cilësi të lartë. Panelet mund të gjenden me dy dimensione standarde: 3,2m x 1,2m dhe 3,2m x 1,4m. Lokacionet sigurojnë që reklama të shihet një kohë e gjatë, ndërsa dimensioni garanton afërsi me publikun, që e bën këtë lloj reklamimi të shkëlqyer për mesazhet e detajuara të marketingut.

Lokacionet:

  • • Në vendet e kontrollimit të bagazhit që e mbajnë pasagjerët me vete, në zonën e fluturimeve
  • • Pikat hyrëse të zonës së fluturimeve dhe sallat e pritjes
  • • Në pikat e kontrollimit të pasaportave gjatë mbërritjes
  • • Në murin para vendit të pritjes

Technical Properties of poster:

  • Foli PVC „Grayback“, e paraparë për posterët e brendshëm
  • Printim me të paktën 720 dpi
  • Ngjyrë mat të posterit
  • Posterët duhet dorëzuar të paktën 48 orë para datës së montimit të tyre.