Brendimi special

Zgjidhjet speciale të brendimit të pjesëve të caktuara të aeroportit bëjnë që mesazhi i marketingut të transmetohet me një efikasitet të madh, duke lënë efekte të fuqishme, duke e përforcuar vetëdijen për brendin që reklamohet dhe duke kontribuar në fitimin e një përshtypjeje sa më të mirë të pasagjerëve gjatë qëndrimit të tyre në aeroport. Brendimi special mund të bëhet në shtyllat, muret, shkallët lëvizëse, separatorët dhe dyert dhe dritaret me xhama në zonat më atraktive, duke mundësuar që reklamat të jenë të pranishme në të gjitha anët dhe të jenë pjesë e ambientit në të cilin qëndrojnë pasagjerët. Ky lloj brendimi subjektit që reklamohet i mundëson një liri të madhe gjatë shprehjes, që ai të vendos për të gjitha aspektet e reklamimit, gjë që e bën këtë lloj sipërfaqeje reklamimi të preferuar për ato që dëshirojnë mesazhet e tyre të marketingut t’i transmetojnë në një mënyrë origjinale dhe imagjinare.