Shërbime

Ne ofrojmë një kanal medial tepër atraktiv dhe efektiv, që gjendet në ambientin e ri të shkëlqyer dhe që mund të shihet nga më shumë se 2 milionë persona në vit. Ne bëjmë reklamim dhe mundësojmë ndikim në një nga grupet qëllimore me qasje më të vështirë, që përbëhet nga liderë biznesi dhe persona me të ardhura të larta. Bëhet fjalë për individë që kërkojnë të mira luksoze dhe që kanë mundësi financiare për t’i paguar të njëjtat. Gjithashtu, kjo kategori i pranon më shpejtë pajisjet e reja teknologjike, duke pasur njohuri të mira dhe interes të veçantë për këtë sektor që është në zhvillim e sipër.

Përvoja e frekuentimit të aeroporteve është universale për të gjithë pasagjerët. Ato janë të emocionuar, ndihen mirë në ambientin e aeroporteve dhe kanë të njëjtat nevoja për argëtim dhe pranim të informatave të reja. Pasagjerët njëkohësisht gjendjen në një situatë të tillë, në të cilën janë në gjendje dhe kanë dëshirë për të absorbuar, logjikuar dhe për të qenë në interaksion me mesazhet mediave. Kjo mënyrë arsyetimi e pasagjerëve është një mundësi e veçantë për subjektet që reklamohen, ndërsa hulumtimet më të reja në këtë fushë e konfirmojnë këtë fakt dhe njëkohësisht tregojnë se konsumatorët e pranojnë me lehtësi të madhe këtë media, ndërsa pjesa më e madhe e 85% të pasagjerëve të vendeve të huaja kënaqen duke i ndjekur reklamat në aeroportet. Ato presin të shikojnë brendet Premium dhe teknologjinë e re si pjesë e hapësirave të aeroportit, një perceptim ky që u siguron subjekteve që reklamohen një media efektive për ta tërhequr vëmendjen, duke krijuar një lidhje më të fortë me këtë publik të klasës së lartë.

Oferta e pasur me sipërfaqe reklamimi e Portline në aeroportin „Aleksandri i Madh“ përbëhet nga:

  1. Panele me dimensione standarde dhe shumë të mëdha, që mund të jenë:
    • Me ndriçim në pjesën e brendshme
    • Pa ndriçim
  2. Zgjidhje speciale për brendimin e:
    • Shkallëve lëvizëse
    • Shtyllave
    • Dyerve dhe dritareve me xhama
    • Mureve
  3. Mundësi për vendosjen e stendave promovuese në lokacione strategjike.
  4. Mundësi për ushtrimin e aktiviteteve promocionale.

Të gjitha sipërfaqet e reklamimit janë me cilësi më të lartë dhe ndikojnë që pasagjerët e aeroporteve të fitojnë një përvojë më të mirë.

Për të fituar informata më të hollësishme për të gjitha llojet e sipërfaqeve të reklamimit që i ofrojmë ne, zgjidhni butonat e anës së djathtë.