Promocionet

Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup subjekteve që duan të reklamohen u ofron një mundësi e veçantë për ta ngritur vetëdijen për brendet e tyre dhe të lidhen direkt me grupet qëllimore, që përbëhen nga individë me të ardhura të larta që frekuentojnë shërbimet e aeroportit. Portline i ofron të gjitha mundësitë e mundshme, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një stendë për shpërndarje fletushkash, ekspozitë, promocion special ose promocion me të cilin brendi Juaj do të kalojë në duart e konsumatorëve të klasës më të lartë. Pa dallim të qëllimit, Portline do t’ju ndihmojë të bëni një miks interesant me mediat tradicionale dhe moderne, për ta tërhequr vëmendjen dhe për të kontaktuar me konsumatorët Tuaj potencialë. Gjithashtu, Portline ofron edhe mundësi të shkëlqyera për veçimin e publikut sipas drejtimit dhe destinacionit.