Kush Jemi Ne

Portline është një nga agjencitë më të mira të marketingut, që merret vetëm me ofrimin e hapësirave për reklamim në aeroportet (brenda/jashtë aeroporteve).

Kompania është themeluar në vitin 1999 në Stamboll, por për një kohë të shkurtër ajo ka zgjeruar aktivitetet jashtë Turqisë. Kompania sot është e pranishme në shumë aeroporte të njohura në mbarë botën, ndërsa që nga viti 2012 është e pranishme edhe në Maqedoni, në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup si dhe në aeroportin "Shën Apostol Pavli” Ohër.

Reklamimi në aeroportet është një element i rëndësishëm i shumë fushatave reklamuese. Reklamat që vendosen në aeroportet gjithmonë tërheqin vëmendjen e shumë kalimtarëve, si rezultat të cilësisë së lartë të sipërfaqeve reklamuese dhe posterëve. Reklamimi në aeroportet ofron reklama me pamje luksoze, të vendosura në një ambient të këndshëm, duke mundësuar një ndikim pozitiv mbi grupet qëllimore. Reklamat që vendosen në aeroportet zakonisht janë me shumë ngjyra dhe interaktive, duke mundësuar transmetim të papenguar dhe efektiv të mesazheve për publikun, i cili nuk mund të anashkalojë reklamat.

Klientë të Portline janë kompani të njohura që ndjekin trendet moderne dhe gëzojnë përfitimet e reklamimit në aeroportet.

www.portline.com.tr