15 Shtator 2017

Rritje e mëtutjeshme e numrit të udhëtarëve në aeroportin në Shkup dhe Ohër

Numri i pasagjerëve të transportuar në të dy aeroportet në Maqedoni është duke u rritur vazhdimisht. Nga të dy aeroportet në Maqedoni, "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Apostull Pavli "në Ohër, nga janari deri në gusht të këtij viti janë transportuar gjithsej 1.339.065 pasagjerë, një rritje prej 10.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aeroporti "Aleksandri i Madh", ka regjistruar një total prej 1,223,630 pasagjerëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin transportuar 1,108,157 pasagjerë, dhe ka shënuar rritje prej 10.4 për qind,

Në aeroportin "Shën Apostol Pavle" në Ohër për periudhën nga janari deri në gusht të vitit 2017, janë transportuar 115,435 pasagjerë, dhe nëse krahësojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2016, kur gjithsej ishin transportuar 113,431 pasagjerë, ka rritje prej 11,6 përqind.

Destinacionet më të shpeshta, sipas numrit të udhëtarëve, janë Stambolli me 12.5 përqind, Cyrihu me 9 përqind, Vjena me 6.6 për qind dhe Bazeli 5.1 për qind.