5 Shtatorë 2017

Aeroporti i Shkupit synon objektivin e 2 milion pasagjerëve

Operatori i dy aeroporteve ndërkombëtare të Maqedonisë TAV Maqedoni parashikon se ndoshta do të arrijnë zgjerimin e kapacitetit të aeroportit pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme për të përmbushur nevojat e rritjes së numrit të udhëtarëve, pasiqë sipas pritjeve të tyre këtë vit për herë të parë parashikohet të tejkalohet kufiri prej dy milion pasagjerësh. Sani Shener, një nga themeluesit e kompanisë dhe drejtuesi i saj i përgjithshëm në një intervistë të fundit në një televizion maqedonas, tha "kur erdhëm kemi pasur më pak se 700,000 pasagjerë në Shkup dhe vetëm 30,000 pasagjerë në Ohër. Sot aeroporti i Ohrit shërben 150,000 pasagjerë çdo vit, ndërsa në Shkup këtë vit presim mbi dy milionë pasagjerë ".

Në periudhën Janar - Korrik, aeroporti "Aleksandri i Madh" shërbeu 1,004,112 pasagjerë, që është 7.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose në numër absolut për 72,547 udhëtarë. Aeroporti pritet të vazhdojë me ritme të larta rritjeje në Gusht, si dhe në sezonin e dimrit që vijon, pas hyrjes së "Qatar Airways" dhe "Eurowings" në tregun maqedonas, si dhe do të ketë frekuenca më të shpeshta në linjat aktuale nga "Wizz Air" dhe "Flydubai". Nga aeroporti nuk kanë ardhur ende në ndonjë vlerësim konkret të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve të cilët priten këtë vit, por vetëm informojnë se rritja do të jetë edhe mbi mesataren evropiane. Pas tejkalimit të Lubjanës gjatë vitit të kaluar, këtë viti aeroporti i Shkupit është në një garë të vdekur me aeroportin e Prishtinës i cili deri më tani ka pasur numër shumë më të madh të udhëtarëve, por këtë vit dallimi në mes të dy aeroporteve është vetëm 52.689 pasagjerë.

Përndryshe, terminalin e ri në aeroportin e Shkupit, i cili është ndërtuar në vitin 2011 ka aftësinë për të shërbyer rreth katër milionë pasagjerë në vit. Që atëherë, "Aleksandri i Madh" mori disa çmime prestigjioze ndërkombëtare për cilësinë e shërbimit të ofruar në kategori deri në 2 milionë pasagjerë në vit dhe për disa vite rresht ishte aeroporti me rritje më të shpejtë në rajon.