Panel me ndriçim në pjesën e brendshme

Panelet me ndriçim në pjesën e brendshme janë sipërfaqe reklamimi të ndriçuara me eksterier qelqi me cilësi të lartë, që përputhen në mënyrë të shkëlqyer me ambientin e terminalit të ri të aeroportit të Shkupit, duke u mundësuar pasagjerëve gjatë pranisë së tyre në sektorët më të rëndësishëm të aeroportit të fitojnë një përshtypje sa më të mirë gjatë qëndrimit në aeroport. Madhësitë standarde të paneleve janë 3m x 1.2m, një madhësi kjo e paraparë për reklamimin e brendshëm, që ofron mundësi të shkëlqyera që grupi qëllimor të fitojë një përshtypje mbresëlënëse. Vetë lokacionet e paneleve mundësojnë që reklamat të shihen një kohë të gjatë dhe sigurojnë një transmetim të sigurt të mesazheve, që e bën këtë lloj reklamimi të shkëlqyer për mesazhe marketingu më të detajuara.

Lokacionet:

  • Pultet e regjistrimit
  • Sallat e pritjeve në zonat e fluturimeve
  • Sallat e pritjeve në zonat e fluturimeve me transferim me autobus
  • Sektori për marrjen e bagazhit, në zonën e mbërritjes

Karakteristikat teknike të posterëve:

  • Të paktën 350g/m2, por rekomandojmë 550g/m2
  • Transparenca e posterit – të paktën 25%
  • Printim me të paktën 720 dpi, ne rekomandojmë printim të dyanshëm
  • Posterët duhet dorëzuar të paktën 48 orë para datës së montimit të tyre.